Lushnje/ Shoferja ngatërron marshin e makinës, përplas këmbësorin

1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në Lushnje, kur një automjet drejtuar nga një shtetase 56 vjeçare është ngjitur mbi trotuar dhe ka përplasur një kalimtar.

Ngjarja ndodhi pranë poliklinikës, kur shoferja u mundua të dilte nga parkimi dhe ka ngatërruar marshin e mjetit. Kalimtari, një burrë 70 vjeçar, mori plagë dhe u dërgua në spitalin e Lushnjës pas trajtimit të parë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa shoferja ka pranuar se ka bërë një gabim gjatë manovrës.

Share This Article
Leave a Comment