Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda disa javësh, nëse veprojmë me zgjuarsi

1 Min Read

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda disa javësh, nëse veprojmë me zgjuarsi,” u tha presidenti Trump gazetarëve në zyrën ovale, pas takimit me homologun francez, Emmanuel Macron.

“Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…por ne nuk e duam këtë,” tha Trump.

“Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë”, theksoi Trump.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha “ne shpresojmë që mund ta përfundojmë këtë luftë këtë vit”.

“Por Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar kthimin e Moskës, paralajmëroi”, tha Zelensky, duke sugjeruar se anëtarësimi në BE dhe NATO “do të e ndihmonte Ukrainën.

Por Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht idenë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ndërkaq Zelensky tha veçmas se një marrëveshje paqeje me Rusinë mund të fillojë me një shkëmbim të plotë të pengjeve të luftës.

Share This Article
Leave a Comment