Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë dhe…

1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar një marrëveshje të re për detin me shtetin grek. Në një konferencë me gazetarët, ai pohoi se ka të drejtë morale dhe ligjore të kërkojë një marrëveshje më të mirë, në interes të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve me Greqinë.

Berisha ka theksuar se dy nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë në lidhje me Greqinë, ishin traktati i miqësisë dhe marrëveshja e detit, e cila, sipas tij, ishte një mundësi historike për vendin.

Ai nënvizon se marrëveshja e detit, që u nënshkrua në një kohë kur Greqia kishte të deklaruara vetëm 6 milje ujëra territoriale, ishte shumë më e favorshme për Shqipërinë se sa çdo marrëveshje tjetër që mund të arrihet tani. Berisha akuzon qeverinë e Edi Ramës për dështimin në negociatat me Greqinë.

Share This Article
Leave a Comment