Në një konferencë për mediat, Halluni i shprehu ngushëllime familjes dhe tregoi momentin e parë kur i mituri u paraqit në ambientet e spitalit.
Pjesë nga fjala e Drejtorit të spitalit Rajonal Shkodër:
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.
Ka një përgjigje për diagnozën?
“Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore.”