Hetimi i krimeve zgjedhore nga Prokuroria dhe SPAK, Celibashi jep detaje: Do të kordinohen me KQZ…

1 Min Read

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të karakterizohen nga një bashkëpunim i ngushtë mes KQZsë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Celibashi sqaroi se pranë KQZsë do të ngrihet një qendër e posaçme, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të këtyre institucioneve për të koordinuar informacionet në kohë reale.

Ai theksoi se ky model do të përmirësojë mënyrën e koordinimit dhe ndjekjes së rasteve të mundshme të shkeljeve zgjedhore.

The post Hetimi i krimeve zgjedhore nga Prokuroria dhe SPAK, Celibashi jep detaje: Do të kordinohen me KQZ… appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment