Ftoj gjykatën të publikojë audion!

2 Min Read

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, pasi ditën e sotme deklaroi se prokurori Olsi Dado e ka quajtur “ndyrësirë” gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë, gjë e cila u kundërshtua nga GJKKO përmes një dokumenti zyrtar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se në sallën e gjyqit ai është fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori Olsi Dado, me fjalë që sipas tij janë të regjistruara dhe mund të bëhen transparente për publikun.

Ai i ka kërkuar gjykatës të publikojë audion e asaj seance, ku sipas tij të vendosin qytetarët se kush ka të drejtë.

“Mirëmbrëma,

Siç e dini, prej dy javësh unë ndodhem i mbyllur në qeli pa gjyq dhe i dënuar që në faqen e parë të një dosjeje, të cilën po e faktoj çdo ditë se është një montim i shëmtuar dhe farsë e rrezikshme.

Por, gjithashtu, ndodhem në kushte të pabarabarta për të thënë të vërtetën time, atë të vërtetë të cilën do ta mbroj deri në fund dhe do të vazhdoj ta them së paku këtu, në rrjetet e mia sociale, si e vetmja mënyrë për të komunikuar me qytetarët e Tiranës dhe gjithë publikun.

Për të qenë të vërtetë deri në fund, ftoj gjykatën të publikojë audion e asaj seance të shëmtuar dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë.

Ama, unë do të vijoj të çmontoj atë dosje të stisur kundër meje çdo ditë, pak nga pak, siç kam bërë deri më sot”, shprehet Veliaj.

Ndërkohë në media po qarkullon një audio për të cilën thuhet, se është regjistruar gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj:

Marrë nga gazeta ‘Tema’.

Share This Article
Leave a Comment