Është një ditë e madhe për Berlinin dhe Uashingtonin –

1 Min Read

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka uruar konservatorët gjermanë për fitoren në zgjedhje.

Ai thotë se ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens.

Të sotmen, Trump e ka quajtur një ditë të madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

Share This Article
Leave a Comment