Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri del sot para gjyqtarëve për masën e sigurisë

1 Min Read

Safet Bajri del para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndërsa do të pyetet për vrasjen e vitit 2018 të Fatbardh Licit.

Së bashku me të, para gjykatës pritet të dalin edhe kushëriri i tij, Behar Bajri e Astmer Bilali, të akuzuar për të njëjtën vrasje, por që aktualisht ndodhen në qeli në kuadër të operacioneve “Metamorfoza”. Hetimet janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini ndërsa vendimi i masës u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Deri tani mësohet se Bajri e ka mohuar përfshirjen në vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, një qëndrim që e ka mbajtur edhe me herët, kur u arrestua për të njëjtën ngjarje, por hetimi ndaj tij u pushua për mungesë provash. Ai ka pretenduar se me familjen Lici në fjalë nuk ka pasur konflikte.

Share This Article
Leave a Comment