Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën pasi nëna e saj, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e hotelit pak pas lindjes, njoftoi policia lokale.
Sipas autoriteteve, 18-vjeçarja, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se hodhi foshnjën nga kati i dytë i hotelit, ndërsa kordonin e kërthizës ende e kishte të lidhur. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe transportuan foshnjën në spital, por, sipas zyrës së prokurorit të Parisit, fëmija nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Autoritetet kanë nisur një hetim për “vrasje të një të mituri nën 15 vjeç”, raporton Le Parisien. Nëna u dërgua në spital dhe do t’i nënshtrohet një operacioni pas lindjes.