Vodhi çantën me 47 milionë lekë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari nga Elbasani

1 Min Read

Një 46-vjeçar, Gjurjan Trajani, është arrestuar nga policia pas vjedhjes së një çante me 47 milionë lekë, e cila ndodhej në një automjet të parkuar në zonën e Medresesë. Pjesa më e madhe e shumës ishte në lekë, por kishte edhe euro dhe dollarë.

Policia arriti të identifikonte dhe kapte autorin falë një operacioni të koduar “Përsëritësi”. Trajani, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u sekuestruan paratë e vjedhura.

Materialet u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment