VIDEO/ Gol fantastik, futbollisti shqiptar realizon në Rumani |

1 Min Read

Meriton Korenica, duket se është abonuar me golin në elitën e futbollit rumun. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e kryesuesve të Cluj në duelin ndaj Petrolul.

Realizim fantastik i 28-vjeçarit në minutën e 48-të të sfidës, i dhuroi avantazhin skuadrës së Kluzhit.

Për Korenicën ky ishte goli i gjashtë në kampionat në 27 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 4 asiste duke u shndërruar në një protagonist te kjo skuadër.

Share This Article
Leave a Comment