Veliaj po mundohet të mbajë pushtetin me kërcënime

3 Min Read

Ai shkruan se kjo sjellje e Veliajt është në fakt një mesazh i qartë dhe i koduar mafioz, për dëshmitarët të kthyer në ‘pentito’, të cilët me dëshmitë e tyre kanë faktuar përtej çdo dyshimi, përfshirjen e Erion Veliajt në korrupsion madhor si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Këlliçi shton se Veliaj, së bashku me ushtarin e tij mediatik, Leçjanin Karlo Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij që paguhen me paratë e Inceneratorit fantazmë të Tiranës, kanë nisur një sulm frontal dhe denigrimin publik me shpifje e fyerje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve specialë, pikërisht për të dhënë mesazhin se nuk e dini ende se me kë jeni ngatërruar!

Këlliçi: Gjuha prej një rrugaçi ordiner dhe kërcënimet e kreut të 5D, të lëshuara ditët e fundit drejt prokurorit të SPAK Olsi Dado dhe gjyqtarit të GJKKO Erion Bani, është në fakt një mesazh i qartë dhe i koduar mafioz, për dëshmitarët të kthyer në ‘pentito’, të cilët me dëshmitë e tyre kanë faktuar përtej çdo dyshimi, përfshirjen e Erion Veliajt në korrupsion madhor si kryetar i Bashkisë Tiranë!

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë nuk shqetësohet aspak për rëndimin e pozitës së tij penale, për shkak të Nenit të Kodit Penal që dënon me burg personat që fyejnë gjyqtarët apo prokurorët për shkak të veprimtarisë së tyre, pasi ai e ka të qartë që me akuzat e faktuara ndaj tij, edhe 3 apo 6 muaj burg për shkak të fyerjeve, nuk i bëjnë asnjë diferencë.

Veliaj, së bashku me ushtarin e tij mediatik, Leçjanin Karlo Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij që paguhen me paratë e Inceneratorit fantazmë të Tiranës, kanë nisur një sulm frontal dhe denigrimin publik me shpifje e fyerje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve specialë, pikërisht për të dhënë mesazhin se nuk e dini ende se me kë jeni ngatërruar!

Janë të mbaruar! Presioni i tyre nuk tremb askënd! I bëj thirrje publike çdo dëshmitari, të mos bjerë pre e këtij presioni banal, që është një armë e fundit e dëshpëruar, e atyre që e dinë mjaft mirë se çfarë i pret, për shkak të makutërisë së tyre të pashembullt!

Share This Article
Leave a Comment