Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

2 Min Read

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas të policisë, të arrestuarit akuzohen për vjedhje, kanosje, shkatërrim prone, prodhim armësh, e shitje droge.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “Catch”.

Bazuar në inteligjencën policore, lokalizohen dhe kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje”, ” Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive””. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Share This Article
Leave a Comment