“Puthja” e propagandës së Hamasit, Izraeli ndalon lirimin e të burgosurve palestinezë –

1 Min Read

Izraeli pezullon lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë, në një tjetër pengesë potencialisht të madhe në procesin e armëpushimit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se lirimi tani do të vonohej derisa të garantohej dorëzimi tjetër i pengjeve nga Hamasi.

Kryeministri izraelit kërkoi gjithashtu që të mos vihej në skenë ajo që e konsideroi si “ceremoni degraduese”. Komentet e tij erdhën pasi gjashtë pengje izraelitë, përfshirë katër të rrëmbyer gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, u liruan të shtunën.

Një tjetër dorëzim i pengjeve pritet në fazën e parë të armëpushimit, ku do të përfshihen katër trupa të atyre që kanë humbur jetën.

Asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve të tjerë të gjallë, që do të ndodhë në fazën e dytë të armëpushimit, nuk është bërë ende.

Ndërmjetësuesit do të punojnë për ta rikthyer marrëveshjen në rrugën e duhur dhe për të shmangur një rënie të mundshme të armëpushimit. Netanyahu akuzoi Hamasin për “shkelje të përsëritura”, duke përfshirë “përdorimin cinik të pengjeve për qëllime propagandistike”.

Në përgjigje, zyrtarët e Hamasit, dënuan ashpër vendimin për shtyrjen e lirimit të të burgosurve në një deklaratë të dielën në mëngjes.

Share This Article
Leave a Comment