“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

1 Min Read

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi familjar. Samiu deklaron në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për të ndihmuar të birin të emigronte në Itali e Greqi se ka shitur 200 krerë bagëti”.

“Atë mall që patëm, ato krerë që patëm, 200 krerë dele, ik në Itali, urdhëro lekë, ik në Greqi, urdhëro lekë!”, u shpreh ai më herët. Ai i përmend  gjithashtu edhe martesën me ishgruan e parë të birit duke thënë se e njohu në Facebook.

Mariusi pretendon se i ka sjellë të ardhura babait të tij, por ky i fundit  thotë se s’ka parë asnjë qindarkë. I vetmi kontribut nga Mariusi vjen nga puna në Shqipëri. 35vjeçari i kthehet të atit duke thënë se po ia hedh poshtë të gjitha, por ai kërkon tokën dhe më pas do të largohet.

The post “Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook! appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment