Identifikohen autorët e atentatit në Kamëz, dyshohet të jetë shkak prishja e pazareve të drogës

1 Min Read

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për atentatin me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku u qëllua nga një automjet në lëvizje drejt një automjeti tjetër.

Gjatë kontrolleve në zonë, Policia ka sekuestruar dy automjete të braktisura, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas sulmit. Po ashtu, është identifikuar edhe një automjet tjetër, me të cilin ata mendohet se janë arratisur.

Paraprakisht, hetimet kanë ngritur si pistë kryesore të ngjarjes prishjen e pazareve të drogës. Policia dhe Prokuroria po vijojnë punën për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të çuar autorët përpara drejtësisë. Kontrollet në terren vijojnë, ndërsa forcat e rendit janë të angazhuara maksimalisht për zbardhjen e plotë të atentatit.

Share This Article
Leave a Comment