Fitorja e CDU/CSU, lajm i rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë 

1 Min Read

Sali Berisha ka uruar CDU/CSU për fitoren në Gjermani, ndërsa shprehet se triumfi i saj është lajm i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. 

Gjithashtu shprehet se është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. 

“Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë. 

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. 

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij. 

Share This Article
Leave a Comment