Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një tjetër reagim në Facebook, ku iu përgjigj komentit të një qytetari ku sipas tij, Veliaj nuk duhet të sulmojë organin e akuzës, thotë se nuk po lufton për të shkrirë SPAK.
Veliaj shprehet se do të demaskojë prokurorin Olsi Dado, që për kryebashkiakun, godet për llogari të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Reagimi i Erion Veliajt:
Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!
Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.
Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.