Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka ardhur pasditen e kësaj të diele për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës, në një ceremoni të posaçme në Kryeministri, janë nënshkruar dhe dy marrëveshje mes dy vendeve. Një prej marrëveshjeve ka të bëjë në fushën e energjetikës, ku Rama ka deklaruar më herët se Shqipëria do të krijojë me Emiratet e Bashkuara Arabe një kompani të përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR.
Ndërsa, marrëveshja e dytë ka të bëjë me projektin “Albania Smart City”, e cila parashikon monitorimin 24 orë me kamera të 20 qyteteve në Shqipëri.
Marrëveshjet
Ndërkohë, nuk pati asnjë fjalë sa i përket një marrëveshje të mundshme në lidhje me ekstradimet, pasi një numër i lartë i personazheve të krimit të organizuar në Shqipëri, të shpallur në kërkim nga drejtësia, strehohen në Dubai.
Gjatë kohës që Ministria e Brendshme drejtohej nga Taulant Balla, ky i fundit e përmendte shpesh se ishin në negociata për në marrëveshje ekstradimi mes dy vende, por siç duket, deklaratat kanë qenë vetëm për propagandë.
Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan erdhi në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.