Ai gjithashtu thekson pritshmëritë për një vëmendje më të madhe ndaj Kosovës, duke u angazhuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.
Postimi i plotë i Bashës:
Urimet më të përzemërta miqve dhe partnerëve tanë të CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani! Me këtë fitore hapet një kapitull i ri drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit për Gjermaninë dhe mbarë Europën.
Në këtë kohë sfidash dhe transformimesh historike, Gjermania nën udhëheqjen e CDU, do të jetë një garanci për paqen dhe stabilitetin, në mbështetje të vlerave demokratike dhe për avancimin drejt Bashkimit Europian të vendeve aspirante, mes të cilave është edhe Shqipëria. Jam i bindur se nën udhëheqjen e CDU, qeveria gjermane do të ketë një vëmendje të shtuar edhe për Kosovën, duke nisur me angazhimin e shprehur në KiE për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.