Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë në Parma një takim entuziast me diasporën shqiptare. Lideri i opozitës tha se “në Shqipëri po ndodhin zhvillime të mëdha”, duke shtuar se “narkoshteti po pëson vdekje klinike”.
Sali Berisha: Nga këto takime në dasporë po firmosim shpëtimin e Shqipërisë, përmbysjen e narkoshtetit. Kjo, sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve, e paparë që nga vit 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
Këto takime po bindin çdo shqiptar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë dhe të miqve të saj.