Teuta-Tirana, shënohen dy gola të shpejtë në “Niko Dovana” (Video) |

1 Min Read

Sfida Teuta-Tirana e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore ka nisur me një ritëm të lartë pasi në 17 minutat e para kanë shënuar dy gola.

Fillimisht bardheblutë morën avantazhin në minutën e 13-të. Ernest pason për Jarmouni, ky i fundit gjen golin por anësori ia anulon. Pas rishikimit në VAR, goli është i rregullt.

Ndërkohë kundërpërgjigja e durrsakëve ishte e shpejtë, teksa në minutën e 17-të Dynel Simeu riktheu baraspeshën. Kruja harkon nga këndorja, Simeu përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gjen golin e parë në Superiore.

Share This Article
Leave a Comment