Teuta arriti një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot polemika. Ndeshja filloi me një moment tensioni, kur Beshiraj shënoi në minutën e 4′, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Më pas bardheblutë shënuan të parët, por pësuan rikthimin e durrësakëve dy minuta nga fundi. Tekniku Bledi Shkëmbi në fund të ndeshjes e ka patur gjithë keqardhjen me arbitrin: “Biseda me arbitrin? Unë i thashë që duhet të japësh karton me aq sa dimë e kemi luajtur, sipas rregullores. Por arbitri më sqaroi që nëse do të flasësh prapë, do të jap ty karton”.
Për sa i përket ndeshjes, Teuta pasi pa ti anulohet një gol e gjeti veten madje në disavantazh. Tirana arriti të kalojë përpara në minutën e 13′ me një gol të Jarmouni, i cili zhbllokoi shifrat. U duk një tjetër rezultat pozitiv pas rikthimit të teknikut Shkëmbi, por Teuta reagoi shpejt. Katër minuta më vonë, Simeu shënoi golin e tij të parë në Superiore, duke barazuar rezultatin dhe duke frikësuar bardheblutë. “Më e rëndësishme është për skuadrën – tha Bledar Hodo që debutoi me fitore në pankinë, pas largimit të Devollit -. Kemi javë e javë që nuk bëjmë gjumin e qetë. Ishte ndeshje tensioni, u pa në lojë që na mungonte zotërimi i topit, qetësia, bënim gabim pasime shumë të thjeshta. Kjo është arsyeja pse ndodh se skuadra ka shumë tension. U mundëuam t’i heqim tensionin, por ndodhi. Jam i gëzuar për faktin që mora tre pikët, por kemi shumë punë dhe probleme që duhet të rregullojmë”.
Akuzat e Shkëmbit
Tirana nuk arriti të godiste në disa mundësi, edhe pse ndërprerja e lojës ishte frekuente dhe nervozi pankinën dhe lojtarët kryeqytetas: “Unë nuk jam fare i tensionuar, fare, fare. Por më vjen keq se ka momente, gabon. Nëse arbitri do të vazhdonte lojën disa herë, mund të shënohej, gol, a jeni dakord? Kjo më vjen keq, pastaj gabime taktikisht, teknikisht kemi bërë, kam bërë unë në çdo ndeshje e do bëj gjithmonë se nuk mendoj se jam i kulluar”, tha Shkëmbi.
Në minutat e fundit të ndeshjes, dukej se sfida do të përfundonte në barazim. Por Kotobelli fitoi një penallti në minutën e 88′, e cila u shndërrua në gol nga Lloci, duke i dhënë Teutës një triumf dramatik dhe parakalimin e Tiranës. “Si kalohet? Mendoj se vetëm fryma e grupit, cilësitë janë këto që janë, po të bëhen çunat bashkë, të gjtihë të bashkuar të sakrifikojmë e luftoijmë. Kampionatin e njohim. Ky kampionat po nuk pate luftë, dëshirë, shpirt gare, je i mbaruar”, tha Hodo.
Kështu, Teuta e lë pas Tiranën dhe ngjitet në vendin e 8-të në renditje, duke treguar një shpirt luftarak dhe aftësi për të rikuperuar.