Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 23 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht polaku

1 Min Read

Shtetasi A. K. 45 vjeç, banues në Poloni akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 23 700 euro, që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, njofton policia.

Share This Article
Leave a Comment