Sulm me armë zjarri në Kamëz, autori qëllon nga makina në drejtim të një mjeti tjetër

1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 në Kamëz.

Sipas Policisë, nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar në njerëz. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment