Policia ka arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Berat, 4 persona për “prodhim e shitje narkotikësh”.
Mësohet se këto shtetas shpërndanin drogë në klub nate.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 28 doza kokainë të mbështjella me qese.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.319, të vitit 2023, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe Njësinë nr 1, në qytetin e Dimalit (Berat) në ambjentin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit: K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.
Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme. 5 doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star).
Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë”, thotë Prokuroria.