Mbi 250 mijë kërkesa për regjistrim, emigrantët kanë edhe dy javë kohë

1 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit përsa i përket aplikimeve për regjistrim të emigrantëve shqiptarë, që duan të votojnë më 11 maj. Atyre u mbeten edhe dy javë kohë për të kryer këtë procedurë në PER për votën e diasporës, ndërsa në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e ditur se deri në këto momente janë 253,070 persona të cilët kanë aplikuar ndërsa kanë marrë dritën jeshile 249,214 prej aplikimeve.

86,414 janë kërkesat e refuzuara ndërsa 3,804 janë ende në proces shqyrtimi.

Që nga nisja e procesit, kryesonin kërkesat të bëra nga gjinia mashkullore, trend i cili vijon ende, me 148,728 ose 58.8% dhe kërkesat nga femrat me 104,342  ose 41.2%

 

Share This Article
Leave a Comment