Inter-Genoa/ Asllani titullar, ndërsa lojtari i Shqipërisë U-19 në stol sot për zikaltrit |

1 Min Read

Inter ka publikuar pak më parë formacionin zyrtar për sfidën e sotme ndaj Genoa-s, e vlefshme për javën e 26-të në Serie A. Kristian Asllani do ta nisë sonte nga minuta e parë.

Trajneri zikaltër ka mbajtur në stol turkun Calhanoglu pas paraqitjeve jo fort bindëse në ndeshjet e fundit.

Por një tjetër shqiptar gjendet në stolin zikaltër. Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U-19, Alain Taho, i cili është vetëm 17 vjeç dhe konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe. Duke qenë se Sommer është i dëmtuar dhe mungon, portieri titullar do jetë Martinez.

Ndërsa në stolin rezervë janë Calligaris dhe Taho, portieri kuqezi ftohet për herë të parë në ekipin e parë të Inter-it, pasi deri tani ka qenë rregullisht titullar te moshat e klubit zikaltër.

Formacionet zyrtare:

 

Share This Article
Leave a Comment