TIRANË- Në mitingun e së enjtes në Sheshin “Skënderbej”, Kryeministri vendosi të tregojë detaje të panjohura më parë, për kohën kur ai vetë drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në këtë video mund të shikojmë qartë se si u prishën ndërtimet në Lanë, sipas Kryeministrit, por akoma më qartë konceptin e tij për korrupsionin.
Jo sepse thotë kam bërë korrupsion me ironi për hetimet e SPAK, por sepse thotë: Më dini budalla që nuk ju kam kërkuar lekë për lejet e ndërtimit? Pra në konceptin e Edi Ramës, është normale që biznesmenët të paguajnë rryshfet për lejet e ndërtimit dhe është budalla ai dhënës lejesh që nuk merr rryshfet.
Prandaj, duke u treguar bujar, u ka thënë që rryshfetin këtë herë tua paguanin qytetarëve, duke pastruar Lanën, ndryshe nuk merrnin më leje. Po kur Lana mbaroi kush e merrte rryshfetin? Nëse rryshfeti është ligj dhe mosmarrja e tij budallallëk, cfarë ka ndodhur në 23 vite në bashki dhe në qeveri mes Ramës dhe biznesit, meqë rryshfeti nuk u ka shkuar më qytetarëve?