FOTO/ Klotilda Bushka rehatohet në zyrën e Ajola Xoxës, takime ‘konsulence’ me njerëzit e drejtësisë

3 Min Read

Në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.

Nga pamjet e siguruara vërehet qartë se në zyrën e Xoxës gjenden Aulona Hazbiu, që është konsulente ligjore së bashku me Klotilda Bushkën.

Burimet thonë se Hazbiu përveçse për konsulencë, ajo “përdoret” edhe për të përkthyer Kushtetutën, sikurse ka bërë në kohën e reformës në drejtësi, kur ajo shërbente si Këshilltare në procesin e reformës në drejtësi.

E nga ana tjetër, mësohet se në këtë zyrë “paraqisnin forcën” edhe prokurorë dhe gjyqtarë që kishin probleme me institucionet e Apelimit apo Verifikimit dhe kishin nevojë për konsulencë më profesionale dhe më të thelluar në sistemin e drejtësisë së reformuar nga Fatmir Xhafaj, i cili së fundmi ka propozuar edhe ngritjen e një komisioni “special” parlamentar për të kontrolluar organet e pavarura të drejtësisë.

Në fakt kjo nismë tashmë ka nisur të komentohet në media se vjen nga paniku se sistemi që ata ngritën po i del jashtë kontrollit dhe viktima të tij mund të jenë pikërisht ata që e hartuan, votuan dhe ngritën struktura të pavarura si SPAK dhe GJKKO.

Bëhet fjalë për takimet që zhvilloheshin jo pak herë në ambientet e zyrës së konsulencës ligjore “Partneres”, që administrohej nga Ajola Xoxa, në të cilën Klotilda Bushka ndihej si në shtëpinë e saj.

Vetëm 4 ditë nga arrestimi i Veliajt Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka u shfaq aktive në takimet e saj të influencës së dyshuar për prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Megjithatë kjo duket se nuk e ka shqetësuar Bushkën pasi është fotografuar sërish së bashku me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta.

/Oranews/

Share This Article
Leave a Comment