Dopietë nga Asensio, Aston Villa përmbys Chelsean

1 Min Read

Disfata e dytë radhazi për blutë e Londrës, që duket se po kalojnë një moment të vështirë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal nga Chelsea, falë golit të shënuar nga Enzo Fernandez.

Megjithatë fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Aston Villa përmbysi gjithçka, falë dopietës së shënuar nga Marco Asensio në minutat 57 dhe 89.

Me këtë fitore, Aston Villa mban vendin e shtatë me 42 pikë, ndërsa Chelsea renditet i gjashti me 1 pikë më shumë.

Share This Article
Leave a Comment