SARANDË- Një 52-vjeçar është dhunuar me sende të forta ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se 52-vjeçar është dhunuar nga xhaxhai dhe nipi i tij vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”. Shkaku për dhunën brutale ndaj tij ende nuk dihet. Ndërkohë që deri më tani është arrestuar xhaxhai 37 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim nipi 29-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin. Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.