Bullgari/ Protestuesit kundër adoptimit të euros sulmojnë ndërtesën e BEsë

1 Min Read

Disa mijëra mbështetës të partisë ultranacionaliste të Bullgarisë “Rilindja” u përleshën sot me policinë ndërsa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e një misioni të Bashkimit Evropian gjatë një proteste kundër planeve të vendit për të adoptuar euron vitin e ardhshëm në Sofje, sipas “Reuters”.

Protestuesit antiqeveritar, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”, hodhën bojë të kuqe, fishekzjarre dhe bomba molotov në ndërtesën e BEsë në Sofje duke i vënë flakën derës së përparme përpara se policia t’i largonte.

“Rreth 10 oficerë policie morën plagë të lehta dhe rreth gjashtë persona u arrestuan”, tha një zyrtar i lartë i policisë për mediat, pas protestës.

Qeveria bullgare dënoi sulmin ndaj ndërtesave të BEsë, duke thënë në një deklaratë se sulmet e tilla ishin të papranueshme dhe binin në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës.

The post Bullgari/ Protestuesit kundër adoptimit të euros sulmojnë ndërtesën e BEsë appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment