Video/ Berisha bëhet ‘kaubojs’, merr dhuratën e veçantë nga shqiptaro-amerikani |

1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur ndryshe në zyrën e tij, teksa ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan Lodovik Tetaj.

Aktivistët që vizituan Sali Berisha mbrojnë kauzat konservatore dhe jane mbështetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.

Lodovik Tetaj, i ka dhuruar Berishës një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan.

Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment