Të shtënat me armë zjarri në kryeqytet, plagoset një person |

1 Min Read

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në Prishtinë. Të shtënat janë regjistruar gjatë mbrëmjes në lagjen “Dardania” të kryeqytetit të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Share This Article
Leave a Comment