Sulm në Berlin, plagoset me thikë një burrë pranë Memorialit të Holokaustit

1 Min Read

Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë që ndodhi në zonën midis ambasadës së SHBA dhe Memorialit të Holokaustit në qendër të Berlinit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi.

Raportet e para tregojnë se një person është plagosur rëndë nga sulmi që ndodhi rreth orës 18:00.

I plagosuri është një burrë, i cili është shtruar në spitalin Charité dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka humbur shumë gjak.

Në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa autori është ende në arrati. Bild raporton se paraprakisht sulmi nuk duket se ka lidhje me ambasadën apo monumentin.

— Julian Reichelt (@jreichelt) February 21, 2025

Share This Article
Leave a Comment