Ka dështuar seanca e parë e procesit të divorcit midis Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Seanca e caktuar për tu mbajtur këtë të premte ora 10.30, do të duhej që sipas ligjit gjykata të shteronte thirrjen për pajtim mes çiftit, një procedurë që e kërkon ligji në çdo padi divorci.
Kjo do të thotë se në këtë seancë pajtimi prania e të dyve është domosdoshmëri. Por meqenëse Ilir Meta kishte dorëzuar deklaratë nga 313 ku shprehej se do të përfaqësohej nga avokati Genc Gjokutaj, i pranishëm në seancë , gjykata vendosi të ripërsërisë kërkesën për Metën që të jetë dhe ai i pranishëm.
Sakaq mungonte edhe e paditura Monika Kryemadhi dhe avokati i saj, ndaj gjyqtarja vendosi t’i rinjoftojë.
Seanca e radhës e pajtimit do të mbahet në datë 11 prill.