Rama futi në burg Veliajn, e ekzekutoi politikisht në mes të sheshit

1 Min Read

Drejtuesi Politik i Qarkut të Tiranës në PD, Belind Këlliçi, e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si ekzekutim politik të Erion Veliajt.

Gjate nje interviste, Këlliçi, tha se sot Rama e ekzekutoi politikisht Veliajn, duke u vetëshpallur kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pjesë nga deklarata:

Këtu po flitet me burgje, këtu sot është ekzekutuar politikisht, është ekzekutuar politiksht Erion Veliaj. Edi Rama është shpallur kryetar Bashkie.

100%, ka qenë fundebër gjithë ajo shfaqe. I duhej të jepte një mesazh që SPAK nuk e kontrollon ai, që është për një drejtësi majtas e djathtas. I duket sikur i vjen keq për Veliaj, por ka një vit që ka bërë plan ekzekutimin politik të Veliajt.

Kam një vit që e them që ai po e çmonton politikisht, që kur ta flakë Veliajn të ishte njeri pa peshë. Sot Rama u vetëshpall Drejtues i Tiranës”.

Share This Article
Leave a Comment