Një muaj pas marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka reaguar duke shpërndarë dy njoftime zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se administrata e re po avancon një politikë të jashtme të fokusuar te parimi “Amerika e Para”.
“Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme që synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar,” shkruhet në postimin e ambasadës.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke ritheksuar vizionin e politikës së jashtme të Presidentit Trump.
Administrata e re e Shtëpisë së Bardhë ka vënë theksin tek forcimi i politikës së jashtme amerikane, duke e vënë sigurinë dhe prosperitetin kombëtar në qendër të veprimeve të saj diplomatike.