Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, është pyetur në lidhje me TaskForcën e ngritur nga SPAK për të hetuar krimet zgjedhore dhe deklaratën e Ramës, e cila e konsideroi “lajthitje” survejimin e partive në terren.
Berisha u shpreh me rezerva, teksa tha se nëse SPAK do të hetonte vërtet krimet zgjedhore, duhej ta arrestonte në shesh ditën e djeshme Edi Ramën në mitingun që bëri me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.