Makina del nga rruga në aksin rrugor “ErsekëKorçë, lëndohet çifti i bashkëshortëve

1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment