Berisha theksoi se po në atë shesh “është e afërt dita kur do të shohim mitingun e funeralit politik të Ramës”.
Kryedemokrati deklaroi se Rama ka filluar të mbajë miting funeralesh, por shtoi se do t’i kthehet në kokë, teksa u shpreh “shpresoj të jetë para 11 Majit, ka zhvillime të shpejta shumë”.
“Në mënyrë absolute do të ndëshkohet si me votë më 11 Maj por edhe me ligj fill mbrapa.
Do të ndëshkohet për çdo krim elektoral. Ju garantoj se nëse ju dje patë, shqiptarët panë mitingun e funeralit politikë të Erion Veliajt, është e afërt dita kur do të shohim mitingun e funeralit politik të Ramës edhe po në atë shesh.
Ai miting do të organizohet po në atë shesh ku organizoi mitingun e funeralit të Erion Veliajt. Ai filloi tani me miting funeralesh, atëherë do t’i kthehet në kokë. Ashtu ishte ai dje, më pëlqeu mua si miting, ishte i pëlqyeshëm. Në këtë mënyrë shpresoj të jetë para 11 Majit, ka zhvillime të shumë të shpejta”, u shpreh Berisha.