Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot se së shpejti pranë Pediatrisë në QSUT do të hapet një shkollë, që do të mundësojë që fëmijët e shtruar në spital të ndjekin lëndët dhe mos të ngelin prapa me mësimet.
Gjatë fjalës së tij nga QSUT, Rama tha se kjo shkollë vjen në Shqipëri falë bashkëpunimit me miqtë izraelitë.
Gjithashtu Rama theksoi se buxheti i këtij viti është një ndër buxhetet më të larta që ka pasur vendi ynë në sektorin e Shëndetësisë.
Edi Rama: Së shpejti me financimet e këtij viti do transformojmë edhe strukturën e tretë të pediatrisë infektive. Është viti me buxhetin më të larë në shëndetësinë, 1 mld euro, një buxhet i lartë dhe i paimagjinueshëm deri sa vite më parë.
Do bëjmë çmos ta realizojmë me cilësi dhe duke rritur kapacitet në të gjithë shërbimin shëndetësor të Republikës.
Jemi thuajse në përfundimi të punës për të future edhe një shërbim tjetër të ri, falë bashkëpunimit me një organizatë të njohur në fushën, miq izraelitë do sjellin shkollë para Pediatrisë, që fëmijët të ndjekin mësim dhe mos ngelen parapa në shkollë, me një program që i përshtatet gjendjes tyre jo optimale shëndetësore.