Arrestohet anëtari kyç i kartelit Sinaloa, krahu i djathtë i djalit të El Chapo-s |

1 Min Read

Autoritetet meksikane kanë arrestuar një anëtar kyç të kartelit drogës Sinaloa në qytetin verior të Culiacan.

Jose Angel Canobbio, i njohur gjithashtu si “El Guerito”, akuzohet se ishte krahu i djathtë e Ivan Archivaldo Guzman, një nga djemtë e bosit famëkeq të drogës të burgosur Joaquin “El Chapo” Guzman.

Forcat meksikane të sigurisë thonë se arrestimi i Canobbio, për të cilin ata thonë se ishte përgjegjës për sigurinë e Ivan Archivaldo Guzman, është një goditje e fortë për kartelin Sinaloa.

Ai u kap vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara shtuan kartelin Sinaloa në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO), një veprim për të cilin administrata Trump thotë se do ta lejojë atë të luftojë më mirë grupet kriminale.

Share This Article
Leave a Comment