Zgjedhjet e 11 Majit në zjarr politik/ “Rama dhe Berisha përballë drejtësisë”, Dervishi: Kryeministri i frikësuar pas..

5 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka ngritur strukturën e hetimit të krimit zgjedhor dhe sot shpalli strategjinë, pikërisht disa orë pas deklaratës së kryeministrit, që e kritikoi nismën për survejimin në fushatë.

Gazetari Ferdinand Dervishi shprehet në një studio televizive se që nga viti 1996, kur Berisha bëri masakrën elektorale, zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë janë shoqëruar me akuza për vjedhje dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira.
Për të SPAK nuk kontrollohet nga Rama, ndërsa nënvizoi se kryeministri është i trembur nga ky survejim, pasi kërkon që t’i fitojë këto zgjedhje edhe me ‘aleancë djallëzore’.

“Çfarë frike ka Rama. Mos përgjohet si në Durrës? Çfarë frike ka? Këta që nga 1996 kur Berisha i mori si i mori zgjedhjet, duke fituar edhe në Skrapar, i kanë kthyer zgjedhjet me akuza për vjedhje. Rama po shkon në zgjedhje si mbreti pa ushtarë dhe tani sapo është marrë mbretëresha. Është krijuar konceptimi sikur drejton një bandë hajdutësh. Ai ka vetëm problemin të mbulojë gropat mbrapa. I thotë SPAK të mos shkojë në terren të shohë se çfarë bën ai, mbase ka plane siç bëri më 2013 kur tha “aleancë me djallin” për të fituar dhe besoj se gjendet në të njëjtin pozicion, për ta marrë edhe një herë. Pse SPAK e bëri këtë menjëherë pas deklaratës së Ramës. SPAK nuk është nën Ramën, nuk e kontrollon ai dhe i bëri përgjigjen, karshillëk”, u shpreh ai.

Juristi Romeo Kara mendon se SPAK tani e ka gjunjëzuar politikën e vjetër, kurse deklaratat e Ramës për survejimin dhe krimin elektoral ndaj SPAK janë më shumë mesazhe ndaj të tijëve se po përgjohen dhe do përgjohen, ndaj të jenë të kujdesshëm.

“Personat që e kanë nën kontroll SPAK as nuk flasin dhe as nuk e sulmojnë SPAK. Ai u tregoi të tijëve që kujdes se do përgjoheni. Ata që ka nuk i kontrollon dot, po u thotë se jam përballë institucionit të drejtësisë dhe që nuk pyet shumë, s’kam çfarë të bëjë. Pra SPAK sipas procedurës penale ka të drejtë përgjimi dhe për fat ne e kemi këtë procedurë. Ndaj ata ndodhen përballë frikës dhe do jenë nën përgjim. Kanë qenë dhe janë, madje do jenë. Unë e lexoj si mesazh të shumfishtë. SPAK do vazhdojë, është ngritur me këmbët e veta dhe politika e vjetër është në gjunjë. Kush i bën presion SPAK nuk i bën deklarative, por është mesazh për kujdes. Ne nuk kemi pasur kurrë zgjedhje të lira që nga 1996. Nëse do i afrohemi sadopak zgjedhjeve të lira do jetë fitore e madhe, me ndihmën edhe të strukturës së prokurorisë”, tha ai për Report Tv.

“SPAK dhe prokurorët janë heronjtë e paqes dhe të fëmijëve tanë. Do vazhdoj me konsistencën time për SPAK, ku shohim të ardhmen ne dhe fëmijët tanë, se të tjerët janë të zhytur. Kanë nga 10 vila dhe pasuri, po s’po vazhdoj me listën se i lexon SPAK pas ca ditësh. Mendoni se ka prokuror kaq trim se ka prokuror që mund t’i vendosi prangat kryebashkiakut Erion Veliaj pa pasur prova. Janë heronj. Ndaj them janë heronj, GJKKO, SPAK dhe BKH. Se buxheti vidhet e bëhen resorte. Rama është në hall, se i kanë plasur sherre si në Dibër dhe Kukës. Tani më keq është Tirana, do dëgjoni shumë shpejt se do shkarkohen ca drejtues politikë në Tiranë. Rama ia ka kaluar Enverit me grupet armiqësore brenda partisë. Arrestimi i Veliajt e dëmton politikisht Ramën. Kryeministrit i ka mbetur vetëm blerja e votës. Fenomen ballkanik. Edhe më 2021 u blenë votat dhe iu hoqën kryesisht LSI dhe PD, me pak vota. Tani pjesa më e madhe e atyre që blenë vota janë nën akuzë apo në burg”, shpjegoi ai.

Poli Hoxha thotë se struktura e hetimit zgjedhor nga SPAK është historike dhe sfida më e madhe e Altin Dumanit.

“Struktura e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore është historike. Demokracia ka parimin një njeri një votë. Ka 6 muaj që përgatitet me ndihmën e SHBA dhe BE. Sfida më e madhe e Dumanit dhe atij grupi atje. Kjo strukturë është goditur dhe do goditet. Por ata janë paralajmëruar aktualisht, edhe çdo ndërhyrje ndaj strukturës. Kjo strukturë ka shumë institucione, nuk është vetëm Prokuroria që do survejojë”, tha gazetari.

Share This Article
Leave a Comment