Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva dërgohet në gjyq

1 Min Read

Dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva, i marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi me 26 Shkurt dhe do të jetë seanca paraprake e cila do vendosë nëse kjo çështje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Çështja është e veçuar nga pesë personat e tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes.

Saraiva ka mohuar akuzat teksa avokati pretendon se nuk ka prova ndaj Ruben Saraivës, por vetëm dyshime dhe indicie.

Biznesmeni i njohur Ardian Nikulaj u ekzekutua në Prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Motiv për vrasjen referuar hetimeve u bë një zinxhir hakmarrje.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 Dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment