Një edukatore e një kopshti në Tiranë është marrë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.
Sipas njoftimit të policisë, 55vjeçarja është denoncuar në polici nga nëna e fëmijës.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”.