Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha: Miting i organizuar për të mbrojtur vjedhjet e tyre

1 Min Read

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90. Gjatë fjalës së tij ai ka komentuar dhe takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë Tiranës. Berisha e cilësoi takimin si një miting të organizuar për mbrojtur vjedhjet e vetë kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tij ishte mbrojtje e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me Inceneratorët, “5D”-në dhe në shumë afera të tjera.

“Sot organizojnë miting për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në gardërobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Cfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të gardërobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me djegësat, në 5D dhe në shumë afera të tjera.“, u shpreh Berisha. 

Share This Article
Leave a Comment