“Protesta jashtë GJKKO ishte gabim!”, Rama punonjësve të Bashkisë: Mos të përsëritet nga asnjë punonjës shteti

1 Min Read

Ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Rama u shpreh se ishte një gabim i pafajshëm, që nuk duhet të përsëritet më, protesta para gjykatës speciale, kur u zhvillua seanca për vlefshmërinë e masës ‘arrest në burg”, për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas kreut të qeverisë, Veliaj mbahet në burg pa gjyq dhe i është ndërprerë kontrata me qytetarët e Tiranës.

Edi Rama:

E kërkova këtë mbledhje sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerësh njerëz të prekur apo të lënduar, disa dhe kanë shkuar jashtë dyerve të prokurorisë për të protestuar.

Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi i mirëkuptoj emocionet e tyre por ishte një gabim që nuk duhet përsëritur më as nga ju dhe as nga askush që punon në shtetit shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment