Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mitingun e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës.
“Sot organizojnë miting për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në gardërobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Cfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të gardërobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me djegësat, në 5D dhe në shumë afera të tjera”, tha Berisha gjatë një aktiviteti.
Në takimin e zhvilluar në PD me rastin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se “kryeministri Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat, Kristaq Rama.”
Po ashtu, Sali Berisha tha se Rama ka punuar që qytetarët të varfërohen, ndersa thekson se ka zbatuar planin e largimit të shqiptarëve.